Google ADS

Ansu Fati vendos të mos operohet

14:13 | 25 Janar 2022
A. B.

Ansu Fati nuk do t’i nënshtrohet asnjë operacioni. Ai do të rikuperohet brenda 6 deri në 8 javë.

Fati i ka komunikuar tashmë Barcelonës vendimin e tij në lidhje me rikuperimin e tij pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e kupës në San Mamés kundër Athletic Club.

Sipas AS e Marca, ai ka vendosur të mos nënshtrohet asnjë operacioni.

Fati preferon të vazhdojë rikuperimin me trajtime të ndryshe, por jo të hyjë në sallën e operacionit.

Kështu, ai do të rikuperohet brenda 6 deri në 8 javë.

Në rast se do t’i nënshtrohej një operacioni, Fati do të mungonte së paku deri në 6 muaj.

Sido që të jetë, edhe trajtimi i lëndimit në kofshën e majtë s’do të jetë e lehtë as në këtë mënyrë, pasi duhet të bëhet në mënyrë speciale që dëmtimi të mos përsëritet./GE/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme