Policia rajonale në Ferizaj, ka dhënë detaje lidhur me aksidentin në rrugën “Tahir Sinani”, ku një veturë Golf2, kishte dalë nga rruga.
Sipas PK-së deri të aksidenti kishte ardhur pasi drejtuesi i veturës nuk kishte përshtatur lëvizjen me kushtet te rrugës.
“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor i ka marr veprimet e nevojshme për ta hetuar këtë aksident . Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur, automjeti VW Golf ka lëvizur nga rruga ‘’Dëshmorët e Kombit ‘’ në drejtim rrugës ‘’Tahir Sinani ‘’, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit dhe kushtet e rrugës me ngrica, nuk mund të ndalon, del jashtë rrugës dhe përfundon në hekurudhë, ku veç dëmeve të shkaktuara materiale lëndime trupore pëson shoferi i automjetetit me inicialet R.H ( M/K) i moshës 21 vjeçar i cili ka pranuar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në komunikatë.
Në lidhje me këtë, policia ndaj shoferit R.H ka iniciuar fletëparaqitjen për aksidentin e shkaktuar sipas ligjit të komunikacionit rrugor nga neni 255.2 dhe 53.4 prej 250 euro, ndërsa në anën tjetër ka iniciuar edhe një fletëparaqitje ndaj personit që i është besuar të mirëmban rrugët nga kompania përkatëse, me inicialet P.B (M/K) 40 vjeçar sipas ligjit të komunikacionit rrugor, nga neni 202.2 prej 200 euro.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes dhe të përshtatin shpejtësinë në raport me kushtet e rrugës, me qëllim parandalimin e aksidenteve.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion./Arbresh.info/
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...