Google ADS

Shala kryesuesit të ZRRE-së: Keni shkelur ligjet, për këtë do të bisedojmë më shtruar

12:18 | 25 Janar 2022
Përparim Bublaku

Në Komisionin e Zhvillimit Ekonomik,ku po raporton bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike,lidhur me tarifat e energjisë është zhvilluar një debat i ashpër ndërmjet kryetarit të Komisionit Ferat Shala, dhe kryesuesit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu.

Shala ka thënë se ZRRE ka shkelur ligjet kur ka vendosur për ngritjen e çmimeve, pa u konsultuar me Kuvendin.
Madje ai ka thënë se për këtë do të bisedohet shtruar pas tejkalimit të krizës energjetike.

“Ne kemi pasur një takim të mbyllur në Komision dhe nuk keni thanë jeni duke u konsultuar me Qeverinë. Keni dalë jashtë kompetencave dhe përgjegjësive për të cilën një ditë më vonë sa të zgjedhim krizën energjetike do ta diskutojmë pak më shtruara”, tha Shala.

Ndërsa, kryesuesi i bordit të ZRRE-së, tha se raporti paraqet zotimin e Qeverisë edhe Raportin profesional të ZRRE-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme