Qepa është e ulët në kalori dhe e pasur me kalium dhe vitamina B6 dhe C.
Është plot me antioksidantë që luftojnë sëmundjet dhe radikalet e lira dhe ndihmojnë në riparimin dhe mbrojtjen e qelizave të dëmtuara në trup, transmeton portal arbresh.info
Që qepa të ruajë vlerat e saj ushqyese duhet të qëndrojë në një vend të freskët dhe të errët për dy javë. Nuk duhet të ruhet pranë patateve, sepse lagështia që lëshojnë ato mund të dëmtojë patatet.
Për t’ia ruajtur vlerat ushqyese, qepa duhet të gatuhet në temperaturë të ulët.
Vlerat e saj ushqyese për shëndetin janë:
Qepa ndihmon në përmirësimin e funksionit të zemrës
Konsumimi i qepëve mund të ketë një efekt të shëndetshëm në sistemin kardiovaskular. Gjegjësisht, hulumtimet kanë treguar se një polifenol i quajtur quercetin që gjendet në hudhër ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut dhe niveleve të triglicerideve.
Është e pasur me antioksidantë
Qepët janë plot me antioksidantë që luftojnë sëmundjet dhe radikalet e lira dhe ndihmojnë në riparimin dhe mbrojtjen e qelizave të dëmtuara në trup. Ato janë një nga burimet më të mira të flavonoideve (përfshirë kuercetinën), fitokemikale me veti të forta antioksiduese. Një dietë e pasur me antioksidantë mund të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit dhe parandalimin e dëmtimit të radikaleve të lira, duke çuar në një sistem të fortë imunitar dhe një shëndet më të mirë të përgjithshëm.
Ndihmon në uljen e rrezikut të kancerit
Janë kryer disa studime se si qepa mund të luajë një rol të rëndësishëm në parandalimin e kancerit. Një studim nga Universiteti i Guelph arriti në përfundimin se qepa e kuqe është më efektive në reduktimin e qelizave të kancerit të zorrës së trashë dhe gjirit./arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë