Google ADS

Sali Berisha reagon pas shpërthimit të Tritolit në shtëpinë e Armand Dukës, ja kë fajëson

10:16 | 25 Janar 2022
A. B.

Mbrëmë në banesën e kryetarit të Federarës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka shpërthyer një tritol.

Vet Duka tha se nuk ka pasur dëme të mëdha. Ai është shprehur se ka qenë një person me kapuç që vuri lëndën eksplozive, ndërsa polica po vijon hetimet.

Duka publikoi dhe mesazhin kërcënues për jetën të ardhur në telefonin e tij pak ditë më parë, ku i kërkohej të jepte dorëheqjen nga kreu i FSHF ose do e vriste me armë.

Lidhur me këtë ka reaguar ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Ai ka thënë se vendosja e tritolit në shtëpinë e Armand Dukës është Akt i mirëfilltë i terrorizmit shtetëror.

“Kështu, pas manipulimeve të hapura në zgjedhjen e delegatëve dhe ndërsimit te SPAKU-t të partisë nëpërmjet gjethes se tyre të fikut Erion Veliaj, linçimit nepërmjet mediave të narkoqeverisë, kërcënimit me mesazhe për ‘60 plumba’në kokë’ në rastis nuk largohet nga detyra, këta mafiozë të rrezikshëm urdhëruan dje paradite dërgimin e banditeve tatimor në bizneset e presidentit të FSHF me qëllimin e vetëm për t`i imponuar dorëheqjen. Mbrëmë vonë, pasi dështoi me të gjitha këto veprime të shëmtuara e primitive për ta detyruar Armand Duken të jepte dorëheqjen, Kreu i Meduzes kaloi në një akt të mirëfilltë terrorist urdhëroi vendosjen në darke të tritolit në banesën e tij”, shkruan mes tjerash Berisha.

Postimi i plotë:

“Në vend të votës, 60 plumba në SMS, SKAPE dhe Tritol!

Kjo nuk është republika moniste e Old Major-it të George Oreëllit!

Por kjo është narkorepublika moniste e Old Major-it të George Soros-sit!

Tritoli në derën e shtëpisë të Armand Dukes!

Akt i mirëfilltë i terrorizmit shtetëror të klanit Edvin-Olsi Rama.

Të dashur miq, një super skandal shpërtheu dy ditët e fundit në fushatën zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mediat njoftuan mbrëmë se në derën e shtëpise së Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u vendos dhe shpërtheu një eksploziv i fuqishëm, tritoli.

Ky akt i mirëfilltë i terrorizmit shtetëror ndaj zotit Duka vjen si formë kulmore terrori ndaj tij i klanit të mafies shtetërore më të rrezikshme të Evropës, Edvin dhe Olsi Rama. Ky klan mafioz meqenëse nuk sigurojnë dot votat për pushtimin në zgjedhjet e 2 marsit të FSHF, ishullit të fundit që nuk ndodhet në pushtetin e tyre ka vendosur pushtojnë ate ‘manu militari’ qoftë dhe me akte terroriste”.

Vendosja e Tritolit në shtëpinë e Armand Dukes nga klani i mafies me të rrezikshme shtetërore të Europes Edvin dhe Olsi Rama vjen pas një seri aktesh të tjera kriminale të ndërmarra për këtë qëllim nëaj tij nga ky klan.

Kështu, pas manipulimeve të hapura në zgjedhjen e delegatëve dhe ndërsimit te SPAKU-t të partisë nëpërmjet gjethes se tyre të fikut Erion Veliaj, linçimit nepërmjet mediave të narkoqeverisë, kërcënimit me mesazhe për ‘60 plumba’në kokë’ në rastis nuk largohet nga detyra, këta mafiozë të rrezikshëm urdhëruan dje paradite dërgimin e banditeve tatimor në bizneset e presidentit të FSHF me qëllimin e vetëm për t`i imponuar dorëheqjen. Mbrëmë vonë, pasi dështoi me të gjitha këto veprime të shëmtuara e primitive për ta detyruar Armand Duken të jepte dorëheqjen, Kreu i Meduzes kaloi në një akt të mirëfilltë terrorist urdhëroi vendosjen në darke të tritolit në banesën e tij.

Për vendosjen e Tritolit nga klani mafioz Edvin-Olsi Rama (për llogari te tij) në shtëpinë e Armand Dukes dëshmon deklarata e të keqpërdorurit të tyre Erion Veliaj, i cili fill pas lajmit për vendosjen e tritolit duket se zbuloi edhe dorasin e krimit duke thënë se Armand Duka ka pasur probleme me bandat e Shijakut.

Kjo do të thotë se detyra për vendosjen e tritolit i ishte besuar njërës prej këtyre bandave dhe sot apo ditët ne vazhdim do kemi dalzotësin, i cili publikisht do marr përsipër aktin terrorist kundër Armand Dukes natyrisht jo për qëllime elektorale por për sherre personale.

Këto akte kriminale me të cilat vota e lire zëvendësohet me manipulim të hapur, fushatë të hapur mediatike linçimi, 60 plumba në zarf ( ne SMS) fallanga narkotaksidarësh në biznese dhe së fundi tritol tek dera e shtëpisë se presidentit të FSHF të denja për republikën moniste të Old Major-it George Orëell-it por po ndodhin 72 vite pas vdekjes së autorit, në Shqipëri, republikën e Old Majorit të George Soros-it apo narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë.

Duke dënuar këtë akt te shëmtuar të terrorizmit shtetëror të klanit Edvin dhe Olsi Rama, u bëj thirrje UEFA-s dhe FIFA-s të ndërhynë me urgjence për të shpëtuar Federatën Shqiptare të Futbollit nga ky klan mafioz që kërkon të shndërroje këtë federatë në megalavatrice të konteinerve me euro të trafikut të kokainës që ai kontrollon.

U bej thirrje këtyre organizatave të respektuara të kërkojnë hetim ndërkombëtar për aktin e terrorizmit shtetëror ndaj presidentit të FSHF dhe aktet e tjera të narkoqeverisë shqiptare për pushtimin e FSHF dhe vendosjen e monizmit absolut ne Shqipëri. sb

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme