Kryetari i FFK-së reagon pas sulmit në shtëpinë e Armand Dukës

08:58 | 25 Janar 2022
S D

Kryetari i Federatës së Kosovës, Agim Ademi ka reaguar pas sulmit në shtëpinë e presidentit të FSHF-së, Armand Duka në Durrës.

Ai tha se është i tronditur me këtë veprim dhe se ky është një akt kriminal i shëmtuar, i cili përveç se ka shkaktuar frikë e tronditje në familjen Duka, pa dyshim është një ngjarje e rëndë edhe për futbollin shqiptar.

Ja reagimi i tij i plotë.

“I tronditur me lajmin që mbrëmë vonë është sulmuar me tritol shtëpia e presidentit të FSHF-së, Armand Duka në Durrës.
Akti i tillë kriminal e i shëmtuar përveç se ka shkaktuar frikë e tronditje në familjen Duka, pa dyshim është një ngjarje e rëndë edhe për futbollin shqiptar dhe Shqipërinë si shtet në përgjithësi, veçmas duke pasur parasysh faktin se z. Duka është edhe anëtar i KE të UEFA-s.Fatmirësisht miku im Armand Duka dhe familja e tij janë mirë dhe kanë kaluar pa pasoja nga ky akt i njerëzve të ligë.
Familjes së tij i ofroj tërë mbështetjen time dhe të komunitetit të futbollit kosovar, me shpresë që kryerësit e këtij akti të vihen para drejtësisë dhe në të ardhmen të mos ballafaqohet me ngjarje të tilla”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme