Google ADS

Dhuna në familje, shtatë raste në 24 orë

08:44 | 25 Janar 2022
S D

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje në Kosovë.

Rastet e dhunës në familje janë raportuar në Prishtinë, Lipjan, Fushë Kosovës, Viti, Prizren e Gjakovë.

Prishtinë 24.01.2022 – 12:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilën është duke bashkëjetuar. I dyshuari nuk është takuar, rasti vazhdon të hetohet.

Fushë Kosovë 25.12.2021 – NN. Më 24.01.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Lipjan 24.01.2022 – 10:30. Pas një mosmarrëveshje në familje i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar ta sulmoj fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Lipjan 24.01.2022 – 17:42. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Viti 17.01.2022 – 19:00. Më 24.01.2022 viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja edhe djali i tij. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Prizren 24.01.2022 – 17:06. Janë shoqëruar në stacionin policore dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë pas konflikt në mes tyre. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Gjakovë 24.01.2022 – 09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje e ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme