Moti i keq ka përfshirë edhe Turqinë, duke shkaktuar probleme në aviacion.
Aeroplani i kompanisë “Air Albania” është bllokuar në aeroportin e Stambollit për shkak të stuhisë së dëborës.
“Air Albania” njofton se për shkak të motit të keq, çdo fluturim nga aeroporti i Stambollit është bllokuar, teksa po merren masa për t’u kujdesur për pasagjerët e linjës shqiptare.
“Një stuhi dëbore e paprecedentë ka paralizuar çdo lëvizje brenda dhe jashtë aeroportit të Stambollit, duke bllokuar çdo fluturim nga ky aeroport. Ekipet tona janë në terren, duke marrë të gjitha masat e nevojshme për kujdesin dhe mirëqenien e pasagjerëve tanë, përballë kësaj situate me vështirësi të mëdha”, njofton kompania “Air Albania”. /tvklan.al
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë