Google ADS

Tërmet në Haiti, 2 të vdekur

22:46 | 24 Janar 2022
Trina Galanxhi

Haiti është goditur nga tërmet me magnitudë 5.3 ballë, i ndjekur nga një seri tërmetesh më të vogla.

Sipas mediave ndërkombëtare, dy persona kanë mbetur të vdekur, transmeton portal arbresh.info

Tërmeti shkaktoi një ikje paniku të banorëve të shtetit jugor të Karaibeve në rrugë. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së raportoi se tërmeti i parë kishte një epiqendër pranë qytetit Les Cayes, i ndjekur nga tërmete me magnitudë 4.4 dhe 5.1 të shkallës Rihter.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti i parë goditi një zonë afër Les Cayes dhe rezultoi në tërmete me magnitudë 4.4 dhe 5.1 në të njëjtën zonë, vetëm gjashtë muaj pasi një tërmet i madh në të njëjtin rajon vrau më shumë se 2,000 njerëz.

Raportohet se shumë shtëpi janë dëmtuar, ndërsa autoritetet theksojnë se numri i viktimave mund të rritet./arbresh.info/

https://twitter.com/LunionSuite/status/1485638453199048705?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1485648402494930948%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es3_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.index.hr%2Fvijesti%2Fclanak%2Fna-haitiju-potres-magnitude-53-dvoje-mrtvih-ljudi-su-bili-prestravljeni%2F2334762.aspx

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme