Sot, Ministri Latifi bashkë me Zëvendëskryeministren Emilija Redžepi kanë vizituar Prizrenin dhe Gjakovën, ku takuan kryetarët e komunave, Totaj e Gjini, me të cilët biseduan për fushatën e vaksinimit kundër Covid-19 dhe rëndësinë e angazhimit të të gjithëve për ta shtyer këtë proces përpara.
Në Prizren e më pas edhe në Gjakovë, Ministri Latifi ka takuar anëtarë të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian, dhe në një diskutim të hapur folën për sfidat në qasjen në shërbimet shëndetësore, për rëndësinë e angazhimit të komunitetit në avokimin e vaksinimit, dhe në të njejtën kohë kërkoi mbështetjen nga secili qytetar, të bisedojmë me të afërmit tanë që të vaksinohen sa më shpejt, për të mbrojtur kështu kujdesin shëndetësor nga mbingarkesa, ekonominë nga mbyllja dhe mirëqenien tonë sociale nga kufizimet, thuhet në komunikatën e MSH-së.
Ministri Latifi i informoi ata se përkrah qendrave statike të vaksinimit, do të vazhdoj tutje vaksinimi mobil nga punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe do të vizitohen zonat rurale dhe qytetarët që për shkaqe të ndryshme nuk mund të paraqiten në pikat aktuale të vaksinimit. Në këtë mënyrë, të lehtësojmë kuptimisht qasjen e qytetarëve në vaksina, në të gjithë territorin e Kosovës./arbresh.info/
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...