Google ADS

Meta: Shqipëria mbështet fuqimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës

21:14 | 24 Janar 2022
Përparim Bublaku

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se është me shqetësimet e partnerëve të NATO-s lidhur me situatën në Ukrainë.

Postimi i plotë:

Bashkohem me shqetësimin e partnerëve tanë të NATO-s për rritjen e paprecedentë të numrit të trupave dhe mjeteve ushtarake ruse në kufijtë me Ukrainën dhe kërcënimit për fillimin e një agresioni ushtarak ndaj një vendi sovran dhe mik.
Kërcënimi dhe eventualisht agresioni ushtarak ndaj Ukrainës përbëjnë kërcënim direkt ndaj sigurisë evropiane dhe shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare. Shqipëria mbështet fuqimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe apelon për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve nëpërmjet dialogut dhe mjeteve diplomatike. ?????/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme