Google ADS

Mungesa e një nënkalimi, qytetarët rrezikojnë jetën duke kaluar rrugën në Veternik

19:22 | 24 Janar 2022
Përparim Bublaku

Shumë qytetarë vazhdojnë të rrezikojnë jetën e tyre duke kaluar rrugën në Veternik përballë qendrave tregtare që janë aty, në mungesë të ndonjë nënkalimi apo vendi për kalim të këmbësorëve,pasi aty gjenden edhe stacionet e autobusëve në të dy anët e rrugës.

Një lexues i arbresh.info i cili ka dërguar fotografi në adresë të arbresh.info, ka thënë se kalime të tilla bëhet çdo ditë nga punëtorë të këtyre qendrave apo edhe qytetarë që i vizitojnë këto qendra.

Për kalime të rrugës në këtë mënyrë ka raportuar arbresh.info edhe gjatë javës së kaluar.

Kujtojmë se në këtë pjesë qarkullimi i veturave është shumë i madh dhe në shumë raste me shpejtësi më të madhe se sa parashihet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme