Google ADS

14 të vdekur dhe 718 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

17:41 | 24 Janar 2022
Përparim Bublaku

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë Veriore informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.044 testime për coronavirus, ndërsa 718 raste kanë rezultuar pozitiv.

Nga MSH njoftojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar 14 pacientë, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 8 pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë nga periudha 12 janar 2022 deri 22 janar 2022.

Numri i rasteve aktive deri sot (24 janar) është 20.020./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme