Google ADS

Përfundon miqësorja e dytë e Ballkanit në Turqi, ky është rezultati ndaj skuadrës nga Superliga e Bullgarisë

17:07 | 24 Janar 2022
KRG

Ballkani ka zhvilluar sot miqësoren e dytë gjatë qëndrimit në Turqi, ku po përgatitet për stinorin pranveror.

Skuadra e Iliri Dajës ka barazuar pa gola, 0-0, ndaj FK Arda, e cila garon në Superligën e Bullgarisë, shkruan Gazeta Olle.

Suharekasit triumfuan në miqësoren e parë me rezultat të thellë, 6-1 ndaj FC Nyiregyhaza.

Kujtojmë se përveç Ballkanit, edhe shtatë skuadra nga elita e futbollit kosovar, po i vijojnë përgatitjet në tokën turke.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme