Viktima e sotme e COVID-19 në Kosovë është një djalë nën moshën 29 vjeçare

15:56 | 24 Janar 2022
F.T

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar dy viktima nga COVID-19.

Një nga viktimat është një djalë i moshës 20-29 vjeçare nga komuna e Vushtrrisë. Ndërsa, viktimë është edhe një burrë mbi 80 vjeç nga Skenderaj.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë, në një njoftim të shpërndarë në rrjetet sociale.

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar edhe 2 mijë e 243 raste të reja me COVID-19. 465 persona janë shëruar nga ky virus gjatë kësaj kohe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme