Google ADS

Kosova dhe Gjermania në bashkëpunim jo vetëm në dimenzionin bilateral, por edhe atë në kuadër të Bashkimit Evropian

14:17 | 24 Janar 2022
A. B.

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka pritur në takim raportuesen e Parlamentit Evropian për Republikën e Kosovës, Viola von Cramon.

Në takim është konfirmuar nevoja e bashkëpunimit të ngusht mes Kosovës e Gjermanisë.

“Sot në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin Faruk Ajeti, ka pritur raportuesen e Parlamentit Evropian për Republikën e Kosovës, Viola von Cramon.

Gjatë takimit u ritheksua domosdoshmeria e vazhdimit dhe përforcimit të shkëmbimin politik dhe bashkëpunimit të ngushtë në ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, jo vetëm në dimenzionin bilateral, por edhe atë në kuadër të Bashkimit Evropian” thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Gjermani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme