Mihrije Braha me performancë unike, solli disa nga hite të pavdekshme

11:15 | 24 Janar 2022
A. B.

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Mihrija Braha, shpesh është cak i faqeve rozë për postimet e saj.

Përkundër viteve të shumta që numëron në skenë, ajo mjaft shumë komentohet edhe për pamjen e jashtme, shkruan arbresh.info

Krahas angazhimeve muzikore, artistja ka provuar veten edhe si producente e moderatore ku bashkë me bashkëshortin e saj, Naim Abazi, prej vitesh realizojnë shoun e tyre të përjavshëm.

Pikërisht në “Odeon Show” Mihrije Braha solli një performancë unike, ku për rreth 40 minuta performoi live disa nga hitet e saj të pavdekshme por edhe këngë të vjetra shqiptare.

Përndryshe, Mihrija është njëra nga këngëtaret shqiptare që i ka rezistuar kohës. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme