Google ADS

Punëtori bie nga skelet, kjo është gjendja e tij

09:28 | 24 Janar 2022
A. B.

Një person ka përfunduar në QKUK pasi është rrëzuar nga skelet deri sa ishte duke punuar.

Ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 08:40, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, shkruan arbresh.info

Viktima ka rënë aksidentalisht nga skelet dhe është lënduar. Ai është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërkaq sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë.

“Prishtinë, 23.01.2022 – 08:40. Viktima mashkull kosovar, për deri sa ishte duke punuar, aksidentalisht ka rënë nga skelet dhe është lënduar. Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë. Është arrestuar pronari i dyshuari mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme