Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është shtruar në një spital në Milano për ekzaminime mjekësore, një ditë pasi u tërhoq nga gara zgjedhore për presidencën.
Mediat lokale raportojnë se lideri i qendrës së djathtë është shtruar në spitalin San Rafaele, ku punon edhe mjeku i tij personal. Zyra e tij ka bërë të ditur se ai prej disa ditësh ka shkuar në atë institucion për t’i nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.
Berlusconi u kontraktua me koronavirus në pranverën e vitit 2020 dhe ai ishte në spital disa herë pranverën e kaluar për të trajtuar komplikimet që lidhen me virusin.
Pasi u shërua nga COVID-19, Berlusconi, 85-vjeç, tha se sëmundja ishte tinëzare dhe se ishte sfida më e rrezikshme me të cilën ishte përballur ndonjëherë.
Përveç se është në një grup-moshë të cenueshme, Berlusconi ka një sëmundje të zemrës që i bëri atij të vendoste një stimulues kardiak disa vite më parë.
Kujtojmë se Berlusconi të shtunën e tërhoqi pa dëshirë kandidaturën në garën zgjedhore për presidentin e ri të Italisë. Për shtatë vjetët e fundit, këtë funksion kryesisht ceremonial e ka kryer Sergio Matarella dhe analistët pohojnë se kryeministri aktual Mario Draghi ka shanset më të mira për ta pasuar atë.
Ligjvënësit italianë dhe përfaqësuesit rajonalë do të fillojnë votimin të hënën dhe zgjedhjet indirekte mund të zgjasin deri të enjten.
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...