Google ADS

Përsëri grabitet shtëpia e Karim Benzema

08:48 | 24 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Nuk ka qenë fundjavë aspak e lehtë për sulmuesin e Real Madrid, Karim Benzema.

Në ndeshjen e fundit kundër Elches, sulmuesi u desh të largohej nga fusha i lënduar në minutën e 58-të.

Në pjesën e parë, ai humbi panalltinë e tij që prej s’e iu bashkua Real Madridit në vitin 2009, dhe pas ndeshjes ai zbulloi se shtëpija e tij ishte grabitur.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, hajdutët hynë në shtëpi përmes kopshtit, i vendosur në një kompleks shtëpish luksoze në San Sebastian de los Reyes, në një kohë kur shtëpia ishte bosh.

Benzema ka qenë edhe më parë viktimë e grabitjes në shtëpinë e tij dhe përsëri, kjo ndodhi gjatë një ndeshjeje kur francezi shte plotësisht i padisponueshëm. Hera e parë që ndodhi një rast i tillë ishte në shkurt 2019, kur Benzema dhe ekipi I tij doli kundër Barcelonës. Për momentin nuk duhen detajet e sendeve të marra nga grabitësit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme