Monika me rrëfim prekës: Momenti pas divorcit ka qenë një ferr i vërtetë

08:17 | 24 Janar 2022
A. B.

Aktorja Monika Lubonja, është pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP që nga fillimi i spektaklit.

Lubonja gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë më e rezervuar sa i përket jetës private.

Por së fundmi në një bisedë me moderatoren Egzona Rafuna ka folur për divorcin me ish-bashkëshortin.

“Kam kaluar shumë, momenti pas divorcit ka qenë një ferr i vërtetë, as nuk e mendoja kurrë që gjërat do të shkonin ashtu”, u shpreh aktorja.

E pyetur se përse nuk është martuar sërish, Lubonja u shpreh se donte ta rriste vajzën me mënyrën e saj dhe pa ndikimin e një njeriu tjetër.

Monika përndryshe nga marrëdhënia me ish-bashkëshortin ka vetëm një vajzë të quajtur, Tea. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme