Gjinekologia: Jo vaksinim në 3 mujorin e parë të shtatzënisë

01:55 | 24 Janar 2022
Trina Galanxhi

Duke jetuar në një kohë pandemie, pyetjet rreth virusit dhe vaksinës janë të shumta.

Një ndër pyetjet që kanë shumë qytetarë është: kur është periudha e duhur për të bërë vaksinën gratë shtatzëne?

Për këtë gjinekologia, Moza Keta, thotë për “Ditë e Re” në RTV Ora, se është mirë që vaksinimi të evitohet gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë.

Moza Keta: Unë them në tre mujorin e parë të t kur ndodh formimi i organeve të bebit, në këtë tre mujor unë,mendoj të evitohet kryerja e vaksinës.

Ndër të tjera gjinekologia rekomandon vaksinim e fëmijëve mbi 12 vjeç që vuajnë nga probleme shëndetësore.

Moza Keta: Ata janë grupe risku të mëdha, dhe nëse i kap Covidi ata e kalojnë shumë rëndë dhe mund të përfundojnë edhe në vdekje.

Të ngjashme