Protestat e mbajtura prej muajsh në Francë kundër vaksinimit të detyrueshëm për COVID-19 dhe praktikës për licencën shëndetësore, vazhduan edhe këtë javë pasi Gjykata Kushtetuese miratoi licencën e vaksinimit e cila hyn në fuqi më 24 janar, raporton Anadolu Agency (AA).
Protestat kundër licencës së vaksinimit u zhvilluan në 4 pika të ndryshme të Parisit. Me thirrjen e “jelekëve të verdhë” mijëra protestues u mblodhën në sheshin “Anvers” të Parisit dhe marshuan drejt sheshit “Nation”.
Shpeshherë protestuesit hodhën sloganet: “Macron nuk duam licencën (e vaksinimit)”, “Liri”, “Rezistencë”.
Tensionet u përshkallëzua dhe erdh deri tek përleshjet pasi policia u përpoq të pengojë përparimin e protestuesve drejt sheshit “Nation”. Forcat e policisë ndërhynë me gaz lotsjellës ndaj protestuesve.
Catherine Lassure, pensionistja e cila ka marrë pjesë në protestë, në një deklaratë për AA tha se që nga korriku 2021 merr pjesë në protestat e mbajtura kundër detyrimit për vaksinim dhe licencat shëndetësore dhe të vaksinimit.
“Na janë marrë liritë publike dhe individuale për të imponuar këtë vaksinë. Neve të pavaksinuarve na kanë bërë qytetarë të dorës së dytë”, tha Lassure.
“Nuk jemi më një shtet ligjor”
Duke bërë të ditur se miratimi i licencës së vaksinimit nga Gjykata Kushtetuese është një vendim i papritur, Lassure tha se “Tashmë me këtë vendim të gjykatës nuk jemi më një shtet ligjor”.
Pritet që më 24 janar në Francë të hyjë në fuqi ligji i cili licencën shëndetësore për COVID-19 e shndërron në licencë vaksinimi.
Sipas kësaj, licenca e vaksinimit do të kërkohet në hyrjet në vende të caktuara si kafene, restorante, muze, teatro dhe kinema si dhe në udhëtimet me tren.
Në mënyrë që licenca e vaksinimit të jetë e vlefshme do të jetë e nevojshme që të merret edhe doza e tretë që quhet doza përforcuese. Licenca e vaksinës do të aplikohet për personat mbi 16-vjeç.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën