Nusrat Ghani nga Partia Konservatore në Britani të Madhe tha se është shkarkuar nga detyra e ministres për shkak se kolegët e saj janë shqetësuar që ajo është muslimane, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ghani në një deklaratë për gazetën “The Sunday Times” lidhur me shkarkimin e saj në shkurt 2020 nga detyra si ministre e Shtetit, përgjegjëse për aviacionin dhe transportin detar tha se lideri i grupit të partisë gjatë një takimi në kryeministri i kishte thënë asaj që “Fakti se jam muslimane ishte ngritur si një çështje në rend dite”.
“Në takimin me krerët e grupeve partiake pas ndryshimit të kabinetit, pyeta se cili ishte arsyetimi pas vendimit për shkarkimin tim dhe si ishte gjendja shpirtërore kur emri im u përmend në Numrin 10 (kryeministria) në lidhje me ndryshimin. M’u shpreh se në mbledhjen e ndryshimit të kabinetit në Kryeministri, fakti që unë jam muslimane është sjellë në rend dite si një çështje, se pozicioni im si ministre muslimane shqetëson kolegët dhe se kishte shqetësime se nuk mund të isha besnike sepse nuk e kam mbrojtur mjaftueshëm partinë kundër pretendimeve për islamofobinë”, tha Ghani.
“E kam ndjerë veten të poshtëruar dhe të pafuqishme”, theksoi Ghani e cila pretendon se ka qëndruar e heshtur pasi është paralajmëruar se nëse vazhdon ta sjellë çështjen në rend dite “do të përjashtohet nga kolegët” dhe se “do t’i shkatërrohet karriera dhe reputacioni”.
“Që nga ajo kohë kam menduar nëse dua apo jo të vazhdoj të jem deputete. Nuk do të pretendoj se kjo nuk më ka tronditur besimin për partinë”, tha ajo.
Deklaratat e Ghani kanë ardhur pas pretendimeve se kundër deputetëve kundërshtarë ndaj kryeministrit Boris Johnson është bërë shantazh nga këshilltarët dhe ministrat.
William Wragg, një nga deputetët e parë konservatorë që ka kritikuar kryeministri Johnson për shkak të shkeljeve të kufizimeve të COVID-19 në kryeministri, në një deklaratë më 20 janar tha se deputetët janë kërcënuar për tërheqjen e fondeve shtetërore në rajonet zgjedhore.
Kryetari i Partisë Laburiste në Komitetin e Standardeve të Dhomës së Komunave, Chris Bryant deklaroi se ai ka folur me shumë konservatorë të cilët kanë thënë se janë kërcënuar nga udhëheqësit e grupeve të partisë në pushtet.
Ghani erdhi në detyrën e ministres në janar 2018 në periudhën e kryeministres Theresa May ndërsa disa muaj më pas mbeti jashtë kabinetit pasi Johnson erdhi në pushtet në zgjedhjet më 12 dhjetor 2019.
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...