Pas rritjes së rasteve me Covid-19, Kosova ka ashpërsuar masat mbrojtëse. Ndër masat e vendosura është se, qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të kenë tri dozat e vaksinës anti-Covid apo dy doza dhe testin PCR negativ, jo më të vjetër se 48 orë.
Pas kësaj ka pasur reagime të shumta. Lidhur me këtë është deklaruar edhe zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.
Ai tha se ky vendim i befasoi dhe nuk e kupton arsyen e një mase të tillë, pasi që gjendja me Covid-19 është e njëjtë në të dyja vendet.
“Vendimi i fundit i autoriteteve shëndetësore kosovare na befasoi dhe nuk e kuptoj arsyen për një masë të tillë, sepse situata shëndetësore është e njëjtë si në Kosovë dhe në Maqedoni të Veriut a po edhe në Shqipëri, ndërsa OBSH dhe vendet perëndimore po shqyrtojnë largimin e kufizimeve.
Shpresoj që Qeveria e Kosovës do ta shqyrton këtë vendim gjatë javës që vjen dhe do të rikthen masat paraprake”, thotë ai.
Grubi tregon se synimi i tyre është që të largojnë kufijtë mes vendeve, në mënyrë që të lehtësohet qarkullimi i njerëzve dhe mallrave.
“Një nga vendimet e para në të cilat kemi insistuar që të ndërmerren në qeverinë e kaluar ishte të hiqen kufizimet në kufirin me Kosovën dhe këtë e arritëm pas shumë përpjekjeve dhe takimeve me autoritetet shëndetësore në Kosovë”, tha ai për Indeksonline.
Kjo i ndihmoi qytetarët nga të dy anët e kufirit dhe ka funksionuar pa asnjë pengesë.
Synimi jonë është që të largojmë kufijtë midis nesh duke nisur nga menaxhimi i përbashkët i vendkalimeve kufitare që do të lehtëson qarkullimin e njerëzve dhe mallrave”, u shpreh ai.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...