Përfundon ndeshja, Liverpool shënon fitore bindëse ndaj Crystal Palace

16:55 | 23 Janar 2022
KRG

Sapo ka përfunduar ndeshjes Crystal Palace-Liverpool e vlefshme për xhiron e 23-të në Premier League.

Goli i parë është shënuar në minutën e 8-të të ndeshjes, ku autor  i golit ishte Virgil van Dijk.

Ndërsa në minutën 32-të, Alex Oxlade-Chamverlain shënoj golin e dytë për mysafirët, duke dyfishuar epërsinë e Liverpoolit ndaj Crystal Palace.

Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar në favor të “The Reds” me rezultat 0-2.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, Crystal Palace gjeti golin e parë, ku në minutën e 55-të Odsonne Edouard gjeti rrjetën e mysafirëve.

Gjatë minutës së 89-të, është akorduar një penallti në favor të Liverpooli, ku Fabinho është treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndeshja pa përfunduar me rezultat 1-3.

Pas kësaj ndeshje, Liverpool gjendet në pozitën e dytë të tabelës, ku deri më tani kanë arritur t’i grumbullojnë 48 pikë, 9-të pikë më pak sesa Manchester City të cilët janë liderë të tabelës.

Ndërsa Crystal Palace gjendet në pozitën e 13-të me 24 pikë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme