Një i vdekur dhe mbi 2 mijë e 900 raste të reja me koronavirus

14:51 | 23 Janar 2022
A. B.

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 2,957 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.806 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.745.9 doza të vaksinës.

Deri më sot 801.281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 10.781 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 11.913 testime, 2.957 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 458 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.705.

Në total numri i rasteve aktive është 17.743. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme