Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a ka njoftuar se dy lagje në Prishtinë kanë mbetur pa ujë sot.
Përmes një postimi në rrjetin social, nga kjo kompani kanë thënë se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë duke u marrë me sanimin e dy gypave të ujit, njëra në mes të rrugëve ” Rexhep Luci” dhe ” Luan Haradinaj” në Prishtinë dhe tjetra në rrugën ” Bajram Bahtiri”.
Andaj edhe deri në sanimet e defekteve, këto zona do të mbesin pa ujë.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, 23 janar – Ju njoftojmë për dy rrjedhje uji në dy zona të ndryshme, mëngjesin e ditës së sotme.
Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë duke u marrë me sanimin e dy gypave të ujit, njëra në mes të rrugëve ” Rexhep Luci” dhe ” Luan Haradinaj” në Prishtinë dhe tjetra në rrugën ” Bajram Bahtiri” rruga që të shpie në fshatin Llukar.
Sanimi i tyre ka filluar dhe shpresojmë të përfundojmë sa më shpejt.
Si pasojë, pa furnizim me ujë janë rrugët e lartëcekura, deri në sanimet e defekteve të dy linjave./arbresh.info/
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...