Tri shkolla fillore në Viti nga e hëna në mësim online

12:26 | 23 Janar 2022
Përparim Bublaku

Nga e hëna tri shkolla në komunën e Vitisë do kalojnë në planin C, pra online për shkak të rritje së numrit me të infektuar nga Covid-19 të nxënësve dhe stafit të mësimdhënësve.

Kjo është bërë e ditur nga komuna e Vitisë.

SHFMU “Dëshmorët e Vitisë” – në Viti, SHFMU “Nazmi Pajaziti”, në fshatin Radivojc dhe SHFMU” Skender Emerllahu”, në fshatin Ramjan, nga e hëna do të zhvillojnë mësimin sipas skenarit C (online) të MASHT-it.

Sipas njoftimit të komunës, duke zbatuar rekomandimet e Taskforcës së DKA-së për testimin e nxënësve, stafi i QKMF-së në koordinim të plotë me menaxhementin e shkollave po vazhdon me testime rapide në institucionet arsimore.

“Pas rritjes së numrit të nxënësve të infektuar me COVID-19, si dhe personelit arsimor, stafit teknik e administrativ dhe në harmoni me udhëzuesin për organizimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë, i hartuar nga MASHT-i, duke aplikuar skenarin C për mësimin online, dhe rekomandimin e IKSHPK-së në Gjilan, shkollat: SHFMU “Dëshmorët e Vitisë” – në Viti, SHFMU “Nazmi Pajaziti” – në Radivojc dhe SHFMU” Skender Emerllahu” – në Ramjan, nga e hëna do të zhvillojnë mësimin sipas skenarit C (online) të MASHT-it”, thuhet në njofitm.

Kjo komunë njofton se shkollat e tjera gjatë fundjavës janë dezinfektuar dhe do të vazhdohet me testime rapide edhe gjatë javës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme