Reperi i njohur nga Shqipëria, Stresi së fundi u bë temë në mediat rozë për shkak të shoqërimit me reperin tjetër, Noizy.
Dyshja e njohur pas disa vitesh rivalitet, duket se i kanë dhënë fund konflikteve dhe tashmë marrëdhëniet e tyre janë rregulluar.
Por, i njohur për natyrën e tij të drejtpërdrejtë, Stresi përveç tjerash i ftuar në emisionin “Stay Tuned” ka folur për shumë gjëra, përfshirë edhe spektaklin Big Brother VIP, duke thënë se nuk do të bëhej asnjëherë pjesë e një formati të tillë.
Reperi u shpreh se e ndjek spektaklin dhe është në dijeni të të gjitha ngjarjeve që kanë ndodhur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, madje ai edhe komentoi disa prej tyre.
“Nuk më duket e drejt të shkoj të tregoi jetën time komplet aty, nuk duhet kurrë të flasësh për personin që ke dashur, është turp tani dal unë tani dhe të flas për ish-gruan time Kejsin, të thuash kam qenë i lidhur me atë dhe ka qenë kështu, nuk duhet se t’i ke kaluar mirë me të dhe duhesh ta mbash secret atë pjesë”, ka thënë Stresi lidhur me BB VIP.
Ndërsa i pyetur për trekëndëshin më të famshëm aktualisht Bora-Donald-Beatrix, reperi tha se ka shoqëri me aktorin, por që veprimin e këngëtares e quajti të gabuar
“Donaldi është shumë djalë i mirë, e kam dhe shok. Realisht e kam shumë shok, shkojmë shumë mirë me të. Nuk mund ta gjykoj se çfarë ka bërë Donaldi, po unë gjykoj Trixën shumë. Ky është realiteti shqiptar dhe femrës shqiptare, që bëjnë këto gjeste. Dikur Trixa ka qenë komentuese e fotove, puthjeve të Donaldit. Ky është një realitet i hidhur i joni që ndodhë shpesh. Nuk ka pas të drejtë në atë mënyrë Ishte diçka e shpifur, të puthesh aty para kamerave, nuk kam pse e gjykojë, por Beatrix e ka bastarduar”, u shpreh reperi.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Stresi komenton lidhur me këtë histori, ai madje ka shprehur hapur përkrahjen e tij për moderatoren, Bora Zemani, të cilën e kishte quajtur mbretëreshë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...