“Le Parisien” jep detaje mbi jetën e Lionel Messit që nga transferimi i tij në Paris

11:55 | 23 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Lionel Messi është tash e gjashtë muaj pjesë e skuadrës nga kryeqyteti francez. 34-vjeçari ndërroi tërësisht ambient pasi jetoi për vite në Barcelonë, kur skuadra e LaLigës nuk mund t’i përshtatte pagat e argjentinasit nën kufirin e pagave të ligës.

Lëvizja në një vend dhe qytet të ri është një tronditje kulturore, por “Le Parisien” raporton se Messi është përshtatur mirë me jetën e tij të re në Paris.

Anëtarët e shërbimit të sigurimit të PSG-së duken të kënaqur që punojnë me sulmuesin argjentinas, i cili do të kishte kërkuar të mos përfitonte nga ndonjë trajtim preferencial çdo ditë duke e bërë veten jashtëzakonisht të disponueshëm brenda klubit.

Larg fushës dhe terreneve stërvitore, disa prindër të studentëve janë gjithashtu të befasuar kur takojnë Messin kur fëmijët e tij, Tiago, Mateo dhe Ciro largohen nga shkolla dhe e shohin atë të përpiqet, me një ton shaka, të bëjë disa shkëmbime në frengjisht.

Messi i është përshtatur jetës sët ij të re me thjeshtësi dhe maturi, duke gëzuar mbështetjen e familjes dhe shokëve të skuadrës. Ish-ylli i Barcelonës është mësuar të presë bashkëkombasit e tij, Angel di Maria dhe Leandro Parades dhe të frekuentojë restorantin në pronësi të Marco Verratti.

Gjashtë muaj pas mbërritjes së tij në Francë, argjentinasi shijon “rutinën e re të përbërë nga stërvitje, dreka dhe darka familjare, lojëra me fëmijat”, siç treon një nga të afërmit e tij./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme