Google ADS

Bora dhe ngricat ‘izolojnë’ Dibrën, probleme me dritat e ujin

10:34 | 23 Janar 2022
Përparim Bublaku

Në zonat e thella të Qarkut të Dibrës temperaturat shënojnë -16°c.

Sipas informacioneve nga autoritetet lokale, Njësia Lurë është e bllokuar, ndërsa raportohet se nuk lëvizet drejt Peshkopisë, por vetëm nga Rresheni, pasi lartësia e borës vjen nga 30 deri në 50 cm.

Po kështu ka probleme edhe në Njësinë Sllovë, Zall-Reç, njësi këto, të cilat janë të bllokuara nga prezenca e akullit dhe dëborës.

Probleme ka dhe Njësia Kalaja e Dodës, ku disa fshatra janë tërësisht të izoluara.

Probleme ka edhe në zonën e Gollobordës si: Trebishti dhe Ostreni.

Ndërsa rruga nacionale nga Peshkopia drejt Tiranës levizet pa problem. Në aksin Kukës – Peshkopi dhe Ura e Çerenecit – Librazhd lëvizet vetëm me zinxhirë. Rruga e Arbrit është e kalueshme.

Përsa i përket mungesës së energjisë elektrike Njësia Lur, Zall-Reç, Sllov, mungon energjia elektrike prej 24 orësh.

Një pjesë e qytetit të Peshkopisë ka mungesë të ujit të pishëm nga ngrica./syri.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme