Gjakovë, arrestohen dy persona për marrje me bixhoz

10:10 | 23 Janar 2022
Përparim Bublaku

2 persona janë arrestuar në Gjakovë dhe janë konfiskuar 4 aparate të lojërave të fatit, të shtunë në mbrëmje njofton policia rajonale.

“Me datë 22.01.2022, rreth orës 19:00, në rr. Dedë Gjon Luli në Gjakovë, janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovar pasi që në lokalin në të cilin ndodheshin dyshohej se organizoheshin lojëra të fatit. Në vendin e ngjarjes gjatë intervenimit policor janë hasur dhe sekuestruar katër (4) aparate të lojërave të fatit (APEX)”, thuhet në komunikatë.

Sipas, policisë në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, dy personat e dyshuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore në Gjakovë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme