Në më shumë se dy vjet te Barcelona, Frenkie de Jong ende nuk ka qenë në gjendje të krijojë një identitet për veten e tij në ekip.
I transferuar për një shumë prej 86 milionë eurosh nga Ajax në vitin 2019, holandezi pritej të bëhej lider i grupit të gjigandëve katalanas.
Gjërat për të nuk kanë ecur ashtu siç ishte planifikuar, me 24-vjeçarin që nuk ka arritur të bëjë ndikimin e pritur.
Ndërsa ai ka treguar shenja të cilësisë së tij të padiskutueshme, de Jong nuk ka qenë në gjendje ta mbajë atë gjatë një peridhe të qëndrueshme, ndërsa paraqitjet e tij në ndeshjet e mëdha gjithashtu janë vënë në pikëpyetje.
Me gjërat që nuk po përmirësohen, ka pasur zhurmë të Barcelonës duke marrë parasysh mundësin e përfitimit të tij për të lehtësuar situatën financiare të klubit.
Duket se nuk mungojë as kërkuesit për reprezentuesin holandez, sipas “Fichajes” raportohet se katër gjigandët evropianë janë të gatshëm të nënshkruajnë me të.
Në të vërtetë, Chelsea, Manchester City, PSG dhe Bayern Muncehn janë të gjithë të interesuar për Frenkie de Jong.
Të katër klubet kanë një interest ë gjatë për superyllin e Barcelonës, me raportet e fundit që madje tregojnë se Chelsea ka bërë një ofertë për nënshkrimin e tij.
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është një admirues i madh i tij, ndërsa PSG dhe Bayern Munchen po kërkojnë të rifreskojnë opsionet e tyre në mesfushë./Arbresh.info
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...