Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin Stresi,ka rrëfyer detasje rreth asaj që prites të ndodhte në protestën e dhunshme të 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike.
Stresi duke folur për “MCN” ka rrëfyer skenarin që kishin protestuesit, por që për fat të mirë u bllokua nga policia.
“Në fakt kësaj radhe dua ta falendëroj shtetin sepse ka ndërhyrë në një moment shumë të rëndësishëm. Po mos të kishte ndërhyrë shteti ne do hynim aty dhe do i hidhnim nga kati i dytë të gjithë pa përjashtim. Bashës i them drejtpërdrejt se me këta mbështetës që ke nuk do arrish asgjë sepse i dimë se cfarë niveli janë ata.
Të shohësh pastaj nivelin tonë ka lezet, është ylli në ballë. Po të kishim hyrë në kat të dytë sot do qeshte e gjithë bota me ne dhe herës tjetër i këshilloj të mos hyjnë në katin e dytë. Kësaj radhe edhe tanket le ti vendosin në derë, popullit do jetë më mirë i organizuar se vetë shteti”, tha ai.
Kujtojmë se Stresi është një mbështetës i flaktë i ish-kryeministrit Berisha dhe ka marrë pjesë në disa evente të rëndësishme të thirrura prej tij./albeu.com/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë