Google ADS

Vjosa Osmani: Republika e Kosovës është me Ukrainën

00:27 | 23 Janar 2022
Trina Galanxhi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar mbështetjen e Kosovës për Ukrainën, pas tensioneve të shtuara në kufirin mes saj dhe Rusisë.

“Republika e Kosovës është me Ukrainën”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Duket se Kosova është rreshtuar krah Shteteve të Bashkuara, pasi një postim të tillë e kishte bërë më parë edhe sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken.

Kujtojmë se Ukraina nuk bën pjesë në shtetet që e njohin pavarësinë e Kosovës.

https://twitter.com/VjosaOsmaniPRKS/status/1484943357054967813

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme