Southampton ka nxjerrë një barazim 1-1 si vendas në një përballje tejet të vështirë me Manchester Cityn.
Goli i parë u shënua pikërisht nga vendasit, ku Kyle Walker-Peters realizoi qysh në minutën e shtatë të ndeshjes.
Gjatë minutave në vazhdim, edhe sulmuesi shqiptar, Armando Broja pati disa raste shumë të mira shënimi.
Ai madje arriti të realizonte një herë, por goli i tij u anulua pasi supozohej për pozitë jashtë loje.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 65-të, kur Aymeric Laporte pranoi topin e Kevin de Bruyne për të barazuar rezultatin në 1-1.
City nuk dëshironte aspak që ndeshja të përfundonte me këtë rezultat, andaj krijonin raste të vazhdueshme, por pa sukses për të ndryshuar shifrat. Kështu të dyja skuadrat ndanë pikët.
Pas kësaj ndeshje, City vazhdon kryesimin në renditjen tablera të Serie A me 57 pikë, ndërsa Southampton gjendet në vendin e 12-të me 25 pikë./Arbresh.info
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...