Manchester United ka arritur fitore në sekondat e fundit të ndeshjes kundër West Ham United, e vlefshme kjo për xhiron e 23-të të Premier League.
Ndeshja në përgjithësi ishte e dobët nga të dyja skuadrat, edhe pse pak më aktive ishte Manchester United, me disa raste të krijuara, por aspak serioze.
Ndërsa nga ana tjetër, goditja e parë drejt portës për West Ham erdhi tek në minutën e 70-të, por ishte tejet e plogësht.
Tre pikë shumë të vlefshme, “Djajve të Kuq” ja siguroi Marcush Rashford, i cili realizoi në sekondat e fundit të ndeshjes.
Me këtë fitore, tani United grumbullon 35 pikë dhe gjendet në vendin e shtatë, ndërsa West Ham mbetet në kuotën e 37 pikëve dhe gjendet në vendin e katërt./Arbresh.info
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare