Dortmund arrin fitore me vështirësi ndaj Hoffenheim

17:35 | 22 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Borussia Dormund ka arritur fitore të vështirë 3-2 në udhëtim te Hoffenheim, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 20 të Bundesligës.

Rezultati u zhbllokua qysh në minutën e gjashtë, kur Erling Haaland shënoi për epërsinë fillestare të Dortmundit.

Goli i barazimit erdhi në minutat shtesë të pjesës së parë, ku për 1-1 shënoi Andrej Kramaric.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe tre gola tjerë.

Marco Reus i dha epërsinë e dytë skuadrës së tij në minutën e 58-të, ku pastaj në minutën e 66-të , David Raum shënoi autogol për golin e tretë të Dortmundit.

Në minutën e 77-të, Georginio Rutter ngushtoi epërsinë në 3-2, e që ishte edhe rezultati me të cilin u mbyll ndeshja.

Me këtë fitore, Dortmund vazhdon të jetë në vendin e dytë me 43 pikë, tre më pak se Bayern Munchen e cila gjendet në vendin e parë dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërsa Hoffenheim gjendet në vendin e gjashtë me 31 pikë të grumbulluara.

Ndeshja tjetra që u zhvilluan gjatë ditës në Bundesligë”

Bayern Leverkusen 5 – 1 Augsburg

Borussia M’gladbach 1 – 2 Union Berlin

Freiburg 2 –  0 Stuttgart

Greuther Furth 2 – 1 Mainz 05

/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme