OKB-ja e ka dënuar sulmin ajror në një qendër paraburgimi në Jemen, pasi numri i të vdekurve u rrit në më shumë se 80.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, tha në përgjigje të sulmeve të së premtes se “përshkallëzimi duhet të ndalet”.
Në një deklaratë të lëshuar nga zëdhënësi i tij, ai deklaroi se sulmet ajrore, të cilat përfshinin edhe pjesë të tjera të vendit, kishin rezultuar edhe në fëmijë të vdekur. Guterres gjithashtu u kujtoi të gjitha palëve se “sulmet kundër civilëve dhe infrastrukturës civile, janë të ndaluara nga ligji ndërkombëtar humanitar”.
Sulmi ajror në provincën Sa’ada që mbahet nga rebelët, të premten në mëngjes, pasoi një sulm me dron nga Houthi në Emiratet e Bashkuara Arabe të hënën që vrau tre persona. Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi edhe sulmin e Houthi, i cili gjithashtu plagosi gjashtë persona, në një deklaratë të premten.
“Anëtarët e këshillit të sigurisë dënuan në termat më të ashpër sulmet e tmerrshme terroriste në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, të hënën më 17 janar, si dhe në vende të tjera në Arabinë Saudite, “thuhet në deklaratë.
Sulmi i fundit shënon intensifikimin e dhunës në luftën civile shtatëvjeçare midis qeverisë, të mbështetur nga një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite, dhe rebelëve të mbështetur nga Irani, shkruan Theguardian.
Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite mohoi raportet se kishte bombarduar burgun në një deklaratë të shtunën në mëngjes.
“Koalicioni do të informojë Zyrën për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) në Jemen dhe Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) mbi faktet dhe detajet”, tha agjencia zyrtare e lajmeve saudite, duke cituar një zëdhënës të koalicionit.
OKB vlerëson se lufta në Jemen ka vrarë 377 mijë njerëz deri në fund të vitit 2021, drejtpërdrejt dhe tërthorazi përmes urisë dhe sëmundjeve. Derisa miliona të tjerë janë./klankosova/
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...