Pacolli: Kur bota shkel mbi ty, një vëlla e mik i sinqertë dhe i mirë, ecën me ty

15:26 | 22 Janar 2022
L G

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, i quan ditë krize, ditët nëpër të cilat po kalojmë.

Një postim në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook, Pacolli bëri edhe një siç e quaan ai, rikujtim, duke postuar një fotografi të disa viteve më parë, shkruan arbresh.info.

“Në këto ditë të ftofta e të krizës, për vëllezërit tanë bashkëkombas, rikujtojë; Atëherë kur bota po shkel mbi ty, një vëlla e mik i sinqertë dhe i mirë, ecën me ty. Sot siç shihet, shumë kush të shkel e ecë mbi ty, e të paktë janë ata që të zgjasin dorën e ecin me ty”, shkroi ai.

Të ngjashme