Universiteti “Ukshin Hoti” arrin marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tuzllës

16:09 | 1 Dhjetor 2015
Arbresh.info

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tuzllës nga Bosnja dhe Hercegovina. Marrëveshjen e kanë nënshkruar rektorët e të dy universiteteve, Prof. Dr. Ramë Vataj, i UPZ-së, dhe Prof. Dr. Enver Halilovic, i Universitetit të Tuzllës. Marrëveshja u nënshkrua sot, në ambientet e MASHT.

Rektorët e të dy universiteteve e vlerësuan lartë arritjen e kësaj marrëveshje për bashkëpunim, sipas së cilës palët bien dakord të bashkëpunojnë në fushat, si: shkëmbimi i stafit akademik dhe administrativ, shkëmbimi i studentëve, hulumtime të përbashkët shkencore dhe studime, pjesëmarrje në seminare dhe takime akademike, shkëmbim i materialeve të botuara akademike dhe informacioneve të tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme