Google ADS

Kurti bën homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

09:34 | 22 Janar 2022
S D

Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe me rastin e përvjetorit të sulmit të dytë të forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt.

Pas homazheve, Kurti  së bashku me anëtarë tjetër të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe drejtues të institucioneve tjera shtetërore, kanë vizituar punimet që po zhvillohen në kullën e Jasharajve, raporton eo.

Shefi i Qeverisë, tha se është obligim institucional e kombëtar kullën e familjes Jashari.

“Erdhëm që të bëjmë homazhe dhe njëkohësisht që të shikojmë ndërhyrjet në kullën e Jasharajve, në mënyrë që kjo ndërtesë të mos degradohet e të mbrohet. Janë bërë 24 vjet kur forca të shumta të Serbisë, ia mësyjnë kullës së Jasharajve, dhe i plagosën disa familjarë. Pra para se të ndodhte Epopeja e UÇK-së, ka pasur luftë në këtë kullë, dhe ne e kemi obligim institucional, kombëtar që këtë objekt të historisë së Kosovës, ta mirëmbajmë sepse është një margaritar i historisë sonë të lavdishme e njëkohësisht të dhimbshme”, ka thënë Kurti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme