Gjermania rrit pagën minimale këtë vit

23:04 | 21 Janar 2022
Trina Galanxhi
Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe socialdemokratët po shtyejnë përpara premtimin e tyre kryesor gjashtë fushatës zgjedhore, që është rritja e pagës minimale në 12 euro në orë nga tetori.
Këtë e tregoi një projektligj në të cilin Reuters kishte akses, transmeton portal arbresh.info
Aktualisht, paga minimale në Gjermani është 9,82 euro në orë, ndërsa nga korriku do të rritet në 10,45 euro për një orë pune.
Ministri socialdemokrat i Punës Hubertus Heil vlerëson se 6.2 milionë punëtorë do të përfitojnë nga rritja e pagave.
Kjo do t’u kushtojë punëdhënësve 1.63 miliardë euro midis tetorit dhe dhjetorit, sipas projekt-ligjit./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme