Google ADS

Arrestohet i dyshuari që sulmoi fizikisht një person në rrugën “C” në Prishtinë

21:42 | 21 Janar 2022
L G

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, i cili ka sulmuar fizikisht  një person sonte në rrugën “C” në Prishtinë.

Sipas policisë, i arrestuari është A.M 34 vjeçar, i cili me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, shkruan arbresh.info.

“Ka qenë reagimi i shpejtë i njësiteve policore ai që ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. Personi i dyshuar është A.M, mashkull, 34 vjeç, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Rasti ka ndodhur sonte rreth orës 18 :30./arbresh.info/

Njoftimi i plotë i policisë

Të ngjashme