Google ADS

Barcelona rekomandon operim për Fatin, mund të jetë jashtë fushave për tre muaj

20:43 | 21 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Derisa Barcelona bëri udhëtimin e dytë të sezonit në “San Mames” mbrëmë, tifozët pritën me padurim rikthimin e disa lojtarëve nga lëndimi.

Martin Braithëaite ishte duke luajtur ndeshjen e tij të parë pas katër muajsh, ndërsa Pedri bëri fillimin e tij të parë pas një dëmtimi që e la jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Të gjithë sytë ishin te Ansu Fati, i cili shënoi kundër Real Madridit një javë më parë, duke u aktivizuar nga stoli për herë të parë pas dy muajsh.

Ndeshja përfundoi me humbje për ata, por katalanasit një lajm të papritur mbrëmë.

Fati mori një goditje gjatë mbrojtjes  në minutën e 96-të dhe u desh të zënvedësohej me Sergino Dest.

Raportet pohuan se ishte një rikthim i lëndimint të tij në gju, dhe sot klubi lëshoi një deklaratë zyrtare që konfirmoi të kundërtën.

“Testet e kryera te lojtari i ekipi të parë, Ansu Fati, konfirmuan se ai ka një lëndim proksimal të tendinit në këmbën e majtë”.

Ky është i njëjti lëndim që Ousmane Dembele kishte marrë rregullisht te Barcelona dhe është raportuar nga Javi Miguel se klubi ka sugjeruar që Fati t’i nënshtrohet një operacioni. Ndërsa kjo ndoshta do të eliminojë dëmtimet e përsëritura, do të largojë atë për tre muaj të tjerë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme