Google ADS

Në Prishtinë sekuestrohet numër i madh i pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave

17:29 | 21 Janar 2022
S D

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka zhvilluar operacion të bastisjes në një lagje të Prishtinës, ku ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një numri të madh të aparaturave për prodhimin e kriptovalutave, transmeton arbresh.info.

Siç thuhet në njoftimin e lëshuar nga Policia e Kosovës, më këtë rast, ndërkohë kanë proceduar më tej zyrtarët doganorë.

Ky aksion i bastisjes është realizuar pas autorizimit nga ana e gjyqtarit për procedurën paraprake.

”Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, në vazhdimësi ka qenë në nivelin më të lartë të përgjegjësive që ka, shtuar këtu edhe asistimet dhe angazhimet për mbështetjen e institucioneve dhe mekanizmave të tjerë për të ushtruar të papenguar dhe plotësisht kompetencën e tyre”, thuhet ndër të tjera./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme