Mesfushori shqiptar, Valon Behrami, ka ndërprerë kontratën me Genoan me efekt të menjëherëshëm.
Lajmi është bërë i ditur nga gazeta “Blick”.
Siç raporton “Blick”, kjo ishte e pritshme pasi mesfushori nuk ka dëshmuar të gjejë veten në formacionin bazë të skuadrës italiane.
Trajneri i ri, Alexander Blessin e ka bërë të qartë se nuk llogaritë në Behrami, derisa nuk dihet ende për skuadrën e re të 36-vjeçarit.
Mediat italiane raportojnë për disa klube të interesuara të Serie A, duke mos përjashtuar as klube të Serie B.
Nga ana tjetër, ka zëra se Behrami mund t’i bashkohet Brescias në Serie B./Arbresh.info
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë