Mashtrimet me subvencione, lirohet nga akuza ish-zyrtari i Komunës së Gjakovës

16:58 | 21 Janar 2022
L G

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është liruar nga akuza për keqpërdorim të pozitës dhe për mashtrim lidhur me subvencione.

Të pandehurit Pal Lekaj dhe I.I., akuzohej se kanë keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare gjatë shpërndarjes së subvencioneve gjatë periudhës 2008-2014.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Gjykata Themelore në Gjakovë.

Kjo duke vepruar në cilësinë e personave zyrtarë, i pari në cilësinë e kryetarit të Komunës së Gjakovës, ndërsa i dyti si drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, kanë shpërndarë subvencione, përmes kompanisë “U.-V.”, në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike.

Ndërsa i pandehuri V.H., i cili sipas aktakuzës akuzohet për veprën penale; “Mashtrimi lidhur me subvencionet”./arbresh.info/

Njoftimi i plotë:

Gjakovë, 21 janar 2022 – Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të pandehurit G.R., i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, akuzohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Të pandehurit P.L. dhe I.I. të cilët sipas aktakuzës, akuzohen se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 2 të KPRK-së. Ndërsa i pandehuri V.H., i cili sipas aktakuzës akuzohet për veprën penale; “Mashtrimi lidhur me subvencionet” në vazhdimësi nga neni 262 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës.

Trupi gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit dhe analizimit të të gjitha provave, si dhe rekomandimeve të Gjykatës së Apelit, ka ardhur në përfundim se nuk është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale si në aktakuzë.

I pandehuri G.R., akuzohej se gjatë periudhës kohore 2008 – 2012, në cilësinë e personit zyrtar, financiar në Komunën e Gjakovës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete ose për personin tjetër, apo që t’i shkaktojë dëme personit tjetër, kishte lejuar alokimin dhe aprovimin e mjeteve monetare. Sipas aktakuzës, kjo kishte të bënte me pagesat që i janë bërë biznesit “DPT U.-V.”, me pronar V. H., për shpërndarjen e subvencioneve pa asnjë procedurë, pa kontratë si dhe pa pasur fatura të rregullta.

Të pandehurit P.L. dhe I.I., akuzohej se kanë keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare gjatë shpërndarjes së subvencioneve gjatë periudhës 2008-2014, duke vepruar në cilësinë e personave zyrtarë, i pari në cilësinë e kryetarit të Komunës së Gjakovës, ndërsa i dyti si drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, kanë shpërndarë subvencione, përmes kompanisë “U.-V.”, në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike.

Ndërsa i pandehuri V.H., akuzohej se në cilësinë e përgjegjësit kryesor të biznesit “U.-V.”, me seli në Gjakovë, në periudhën kohore 2008-2014, ka dhënë informacione të pasakta se kinse të gjithë aplikuesit për subvencione kanë pranuar subvencionet dhe se ka lejuar që në vend të fermerëve që kanë qenë në lista për të marrë subvencione, të marrin persona tjerë që nuk kanë pasur të drejtë.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Të ngjashme