Google ADS

Ish-ministri i Shëndetësisë thotë se nëse shkojmë në izolim, Qeveria të japë dorëheqje

13:30 | 21 Janar 2022
A Z

LDK ka mbajtur sot konferencë për medie, lidhur me situatën me pandeminë COVID-19 në Kosovë.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj thotë se Kosova është duke u përballur me një rritje të jashtëzakonshme me Omricon dhe gripin sezonal. Jemi të detyruar që na vazhdimësi ti bëjmë apel Ministrisë së Shëndetësisë që të merren me pandeminë COVID-19.

Sipas tij, kjo qeveri ka tentuar ta menaxhojë ketë virus edhe onine, Covid nuk është përhapur online, përgjegjësia e kësaj qeverie nuk mund të jetë onlinë, mund të jetë e dëshirueshme por është e pa mundur

“Sot Kosova është duke u përballur me një rritje të jashtëzakonshme me Omricon dhe gripin sezonal. Jemi të detyruar që na vazhdimësi ti bëjmë apel Ministrisë së Shëndetësisë që të merren me pandeminë COVID-19. Institucionet shëndetësore janë duke u stërngarkuar. Lufta kundër pandemisë duhet të jetë betejë praktike dhe jo otopike. Kjo qeveri me paaftësi të saj sot vetëm se e ka zgjeruar infeksionin në përmasa të jashtëzakonshme. Kjo qeveri ka tentuar ta menaxhojë ketë virus edhe onine, Covid nuk është përhapur online, përgjegjësia e kësaj qeverie nuk mund të jetë onlinë, mund të jetë e dëshirueshme por është e pa mundur. Kjo qeveri u tregua e pa aftë dhe me qytetarët e pa drejtë”, tha Zemaj.

“Ta luftojmë me hapje të kontrolluar, sa herë kjo qeveri është vënë para krizave dhe para panikës së masave, efektiviteti i tyre ka qenë izolimi, nëse shkojmë direkt në izolime të proklamuara ashtu siç ka thënë qeveria , më mirë ta shpall falimentimin e saj të japë dorëheqje dhe të vijnë njerëz që janë kompetent”./arbresh.info/

Të ngjashme